Presidenti i Interit: Ti je një palaço, turp të kesh

Presidenti i Interit Steven Zhang ka shpërthyer kundër atij të Federatës së Futbollit të Italisë, Paolo Dal Pino.

Shefi i Nerazzurëve ka thënë se të parit të futbollit italian duhet t’i vije turp për veprimet e tij dhe për më shumë e ka quajtur palaço.

Kjo përplasje mes tyre erdhi si shkak i shtyeres së përballjes mes Juventusit dhe Interit në derbin D’Italia.

“Duke luajtur rreth kalendarit dhe gjithmonë duke e konsideruar shëndetin publik si konsideratë dytësore,” shkroi ai në Instagram. “Ju jeni ndoshta palaço më i madh dhe më i errët që kam parë ndonjëherë”.

“24 orë? 48 orë? 7 ditë? Dhe çfarë tjetër? Cili është hapi tjetër?”.

“Dhe tani ju flisni për drejtimin sportiv dhe konkurrencën e ndershme? Po në lidhje me ne, nuk i mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë dhe kërkojmë nga ata të luajnë për 24/7, pa ndalesë?”.

“Po, po flas për ju. Për Presidentin tonë të ligës, Paolo Dal Pino! Turp të kesh. Është koha që të ngriheni dhe të merrni përgjegjësinë tuaj! Kjo është ajo që ne bëjmë në vitin 2020!”.

“Të gjithë në mbarë botën, nuk kanë rëndësi nëse jeni tifoz i Interit apo tifoz i Juves apo nuk jeni fare tifoz. Ju lutemi të jeni të sigurt! Kjo është gjëja më e rëndësishme për ju, familjen tuaj dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar Zhan.

Federata e Italisë dëshiron që përballja mes Juvetusit dhe Interit të zhvillohet më 9 mars, por një gjë të tillë po e kundërshton presidenti i zi kaltërve.