Pritjes i erdhi fundi, 2 kampionatet më të mëdha fillojnë sezonin e ri pas pesë ditësh

Pritjes i erdhi fundi, më në fund do të rikthehet edhe njëri nga kampionatet më të mira në botën e futbollit.

Fjala është për La Ligën spanjolle e cila fillon me datën 11 shtator.

Ndeshja hapëse është  ajo mes Granadës dhe Bilbaos, e cila fillon në orën 21.00. Ky është kampionati i dytë i madh që nis sezonin e ri, pas Ligue 1.

Këtë vit konkurenca pritet të jetë e madhe në kampionatin spanjoll, me ekipet e mëdha që janë forcuar në merkato. Luftë e madhe jo vetëm për titullin, por edhe Europën dhe mbijetesën.

Ndërsa më 12 shtator fillon sezonin e ri edhe Premier League. Ndeshja e parë është ajo në mes Fulhamit dhe Arsenalit.