Pritjes i erdhi fundi, këto ndeshje na presin në vikend

Pas një pushimi prej pak më shumë se dy muajsh, Bundesliga kthehet me super ndeshje. Klubet gjermane vazhdojnë të luajnë nëntë ndeshjet e mbetura të sezonit.

Për dallim nga propozimet e Premier League për të përdorur ambiente neutrale, skuadrat e Bundesligës do të luajnë ndeshjet në stadiumin e ekipit vendas si zakonisht. Ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura, pa tifozë dhe lojtarët do të marrin masa paraprake shtesë.

Këto janë disa nga rregullat e reja nga për ekipet dhe lojtarët e Bundesliga:

Lojtarët testohen një ditë para një loje. Rezultatet jepen në ditën e ndeshjes. Izolimi për dy javë pas një testi pozitiv.

Një ekip është i ndarë në tre Autobusë, për shkak të Distancës Sociale

Lojtarët do të hynë në fushë veç e veç. Nuk do të ketë shtrëngime duarsh.
Lojtarët duhen të qëndrojnë në hotele rreth stadioneve pa asnjë vizitorë të lejuar dhe ushqimi t’u dërgohet në dhoma, nga stafi i klubit.

Vetëm tetë pikë i ndajnë pesë ekipet e para në Gjermani, megjithëse Bayern Munich është favorit për të fituar një titull tjetër me një epërsi prej katër pikësh, me Dortmund dhe Leipzing që deshirojnë ta ndalin dominimin 7 vjeçarë të Bayern Munich.

Bayern, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig kanë të shënuara më shumë se 60 gola të ligës pas 25 ndeshjeve, kështu që lojërat e tyre zakonisht ofrojnë argëtim.

Në vazhdim i keni të gjitha ndeshjet që do të transmetohen live dhe orarin e tyre, në mënyrë që të planifikoni vikendin me sa më shumë futboll.

E Shtunë, 16 Maj

15:00 – Borussia Dortmund vs. Schalke

15:00 – RB Leipzig vs. Freiburg

18:30 – Eintracht Frankfurt vs. Borussia Monchengladbach

E Dielle, 17 Maj

15:30 – Koln vs. Mainz

18:00 – Union Berlin vs. Bayern Munich

E Hane, 18 Maj

20:30 – Werder Bremen vs. Bayer Leverkusen