Pronari nxjerr një familje në rrugë sepse nuk kishin paguar qiranë (Video)

Kanë marrë me vete pak gjëra që kishin. E qysh prej mëngjesit, kjo familje po qëndron në oborrin e Komunës së Skenderajt. Madje, nëse atyre nuk u bëhet një zgjidhje, ata kanë në plan ta kalojnë aty natën.

Kjo familje u larguan nga banesa ku po jetonin me qira, në Fushë Kosovë.

Këtë vendim pronari i banesës e morri, pasi kuptoi që Selman Avdiu nga Skënderaji,nuk ka mundësi ta paguajë më atë.

Avdiu, që dikur edhe ishte pjesëtar i ushtrise clirimtare të kosoves, tani ka mbetur i pa strehë. Në këtë kohë të pandemisë, ai po kërkon ndihmë nga Komuna e Skenderajt.

E ankesa të njejta ka edhe bashkëshortja e tij. Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për T7, tha fillimisht se zgjidhje të shpejtë Komuna nuk ka mundësi tu bëjë nderkaq kërkoi nga kjo familje të qartësojë se ku ishin duke banuar.

E pas shumë diskutimeve, e pas disa orëve që kjo familje qëndroi pranë komunës, aty doli edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Ani pse kjo familje kishin kërkuar ndihmë më herët, në prezencë të T7, kryetari u premtoi se do t`ua paguajë qeranë për dy muaj.

Jashari tha se kjo ishte e vetmja ndihmë që Komuna mund t i ofrojë tani për tani. Kjo familje me premtimin e kryetarit u larguan nga aty.