Propozohet përfundimi i sezonit në La Liga, në një ishull

Derisa pjesa më e madhe e federatave kombëtare po kërkojnë një mënyrë të për përfundimin e ligave e po ashtu duke shpresuar për ditë më të mira, një propozim i jashtëzakonshëm ka ardhur nga La Liga.

La Liga mund të vazhdojë në ishujt Kanarie .

Presidenti i rrjetit të hoteleve në Tenerife, Jorge Marsial, thotë se ishulli së bashku me ishujt tjerë që përbëjnë Ishujt Kanarie, mund të izolohen dhe të përshtaten me nevojat e klubeve.

Hotelet kanë një kapacitet për të pritur 42 ekipe, ku do të mund të vendoseshin dy divizionet më të larta të futbollit në Spanjë.

Mbetet për t’u parë se çfarë përgjigje do të jetë nga federata rreth kësaj ideje.