Protestuesit e armatosur futen brenda parlamentit në SHBA, ja cfarë kërkojnë(Video)

Gjatë protestave masive që janë zhvilluar në vende të ndryshme të SHBA, në Miçigan disa protestues të armatosur, janë mbledhur brenda kapitolit të shtetit të Miçiganit.

Qindra protestues, u mblodhën brenda kapitolit të shtetit të Michigan të enjten ndërsa ligjvënësit e shtetit debatuan për kërkesën e guvernatorit Demokratik për të zgjatur fuqitë e saj emergjente për të luftuar koronavirus.

Ditën e djeshme janë zhvilluar protesta masive në Miçigan, SHBA ndërkohë që në Parlament po flitej për situatën e virusit.

Ndërkohë protestuesit të armatosur kanë kërkuar nga ligjvënësit që të rrëzonin kërkesën e Guvernatores Gretchen Whitmer për të zgjatur gjendjen e emergjencës.

Nga raportimi i mediave të huaja dallohet qartë që situata ishte dramatike,sa ligjëvënësit u detyruan të vishnin jelekë antiplumb pasi brenda Parlamentit u futën protestuesit e ar matosur.

Protestuesit, të cilët nuk po mbanin maska, qëndronin vetëm pak centimetra larg efektivëve të Policisë së Shtetit.

Kjo protestë e quajtur “Atdhetari amerikan” është organizuar nga një shoqatë lokale, pjesëtarët e të cilës mbanin gjithashtu pankarta në mbështetje të Presidentin Donald Trump dhe kundër guvernatores Ëhitmer.

Ndërkohë përfaqësuesit e kongresit të shtetit ku shumica prej tyre ishin republikanë, në fund vendosën të mbështesnin kërkesën e protestuesve dhe të votonin kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Megjithatë është kërkuar respektimi i rregullave të higjenës dhe distancimit social pavarësisht lehtësimit të masave.