Protestuesit Edi Ramës: Ti je hajdut, kriminel (Video)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier paraditen e sotme, ndërsa është pritur me protesta dhe revoltë nga naftëtarët e këtij qyteti si dhe mbështetës të PD-së.

Nën thirrje “Ik, Ik” dhe ‘Hajdut, k’riminel’ Rama ka kaluar në rrugën kryesore të qytetit të Fierit, ndërsa policia kishte rrethuar gjithe zonën.

Pas përplasjeve me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 2 persona në komisariat.