PSG dhe Bayern Munich – Drejtpërdrejt LIVE

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Pas disa vështirësive që i shkaktoi Coronavirusi në mesin e muajit mars, gara më e madhe për klube do të përmbyllet sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Estadio da Luz”.

Thomas Tuchel për finalen e tyre të parë historike do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, derisa në sulm luan me treshen, Neymar, Kylian Mbappe dhe Angel di Maria.

Në anën tjetër, Hansi Flick nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Jerome Boateng, që po ashtu është i lënduar, derisa në pjesën ofanzvie ka startuar me Robert Lewandowskin, Serge Gnabryn dhe Thomas Mullerin.

Formacioni i PSG-së: Keylor Navas, Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat, Ander Herrera, Marquinhos, Paredes, Neymar, Mbappe dhe Di Maria.

Formacioni i Bayern Munichut: Neuer, Thiago, Lewandowski, Boateng, Goretzka, Davies, Gnabry, Muller, Alaba, Coman dhe Kimmich.

Shiko ketu ndeshjen LIVE