PSG dhe Marseille – Drejtpërdrejt LIVE

Në Parc de Princes zhvillohet derbi i njohur si ‘Le Classique’, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique de Marseille.

Kampioni i Ligue 1 e nisi me humbje sezonin 2020/2021 në Ligue 1 për shkak të mungesave të shumta, si pasojë e koronavirus.

Marseille, nga ana tjetër e ka nisur me këmbë të mbarë, duke arkëtuar pikë të plota në sfidën e parë.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Andre Villas-Boas i kanë përgatitur skuadrat e tyre me lojtarët më të mirë që i kanë në dispozicion.

Neymar Junior është në formacionin startues pasi mungoi sfidën e kaluar për shkak të virusit.

Ai këtë javë doli negativ dhe është i gatshëm për lojë. Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Rico – Florenzi, Kehrer, Kimpembe, Bernat – Herrera, Gueye, Verratti – Sarabia, Di Maria, Neymar.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE