PSG ka arritur marrëveshje me Interin për Mauro Icardin

Mauro Icardi përfundimisht do të mbetet në kryeqytetin francez.

Sipas “Corriere dello sport” PSG ka arritur marrëveshje me Interin për të blerë kartonin e sulmuesit argjentinas, shkruan Indeksonline.

Vetë futbollisti ka rënë dakord për një kontratë që do ta mbaj atë në Paris deri në vitin 2024.

Italianët kanë pranuar të zbresin çmimin që kishin kërkuar vitin e kaluar kur e huazuan te skuadra e Ligue 1.

Nga 70 milionë euro që kërkonin vitin e kaluar, marrëveshja do të mbyllet me 60 milionë dhe disa bonuse te lehta.

Gjatë ditës së sotme priten të mbyllen edhe detajet e fundit të marrëveshjes në mes dy skuadrave.

Icardi ka qenë kapiten i skuadrës zikaltër deri kur filloj përplasja mes tyre, ku u përfshi edhe gruaja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara.

Argjentinasi dy sezone më parë ishte gati i pa shitshëm, ku klauzola e tij ishte 110 milionë euro.