Publikohen datat e nisjes së pesë kampionateve më të forta në Evropë

Koronavirusi e ka koklavitur kalendarin e futbollit 2019/20, pasi shumë liga evropiane u detyruan t’i ndërprisnin kampionatet e veta përkatëse për tre muaj.

Serioziteti i pandemisë bëri që ligat të punonin nën trysni për ta përfunduar sezonin gjatë muajve të verës, korrik dhe gusht, që nënkupton se fillimi i sezonit të ri 2020/21 duhet të shtyhet për ca kohë për t’u dhënë sapo pak pushim lojtarëve.

Premierliga angleze pritet të fillojë më 12 shtator, edhe pse ekziston edhe një datë tjetër e mundshme, 29 gusht.

Sezoni 2020/21 në La Liga do të nisë më 12 shtator dhe do të përfundojë më 23 maj 2021.

Sezoni 2020/21 në Serie A nuk ka datë zyrtare ende, por Federata e Futbollit e Italisë synon që ta nisë atë më 1 shtator.

Sezoni 2020/21 në Bundesligë do të nisë më 18 shtator dhe do të përfundojë më 22 maj 2021.

Sezoni 2020/21 në Ligue 1 do të nisë më 22 gusht dhe do të përfundojë më 23 maj 2021