Publikohen pamjet: Ja si do të jetë Teatri i ri Kombëtar

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar Bashkia e Tiranës ka publikuar pamjet se si do të duket teatri i ri. Projekti i tij është krijuar në një prej studiove më të madha të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” në Danimarkë.

Bashkia Tiranë njofton se Teatri i Ri do të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore. Projekti parashikon një arkitekturë me dizajn modern dhe një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.

Po ashtu do të ketë një vend për argëtim, ambiente të posaçme për aktorët dhe shfaqjet. Artistët do të kenë salla ndërrimi, provash, tualete dhe dushe.

Po ashtu në projekt përfshihen një dhomë e gjelbër, një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh, depo dekori dhe sallë teknikësh.