Punëtoret: S’kemi bukë, drejtori s’na hap derën, turp të ketë (Video)

50 punonjës të një fasonerie në Korçë janë ngritur në protestë para Drejtorisë së Tatimeve. Atyre iu është refuzuar paga e luftës dhe që prej 10 marsit nuk kanë marrë asnjë të ardhur, pasi fasoneria është mbyllur.

Punonjësit shprehen se nuk perballojnë dot jetesën në kushtet e pandemisë dhe kanë mbetur pa bukë.

“Kam 22 vjet sigurime, nuk më takon mua një 400 mijë lekësh për bukë? Jam borxh deri në grykë, s’kam të ha”, shprehet një punonjëse para kamerave për “Balkanweb”.

“Trokitëm në zyrën e drejtorit dhe nuk e hap, turp të ketë”, shprehet një tjetër.