Pushime në Turqi: Ja kur lejohen fluturimet

Turqia sapo ka arritur një sukses të vogël në luftën kundër pandemisë. Ankaraja do sa më shpejt të hapë sezonin turistik.

Me vendosjen e standardeve të larta të sigurisë synohet të joshen turistët, thotë DW. Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi.

Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj. Por pandemia e koronavirusite ka paralizuar tani këtë sektor.

Qe pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK). Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind.

Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare. Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll krizën.

Në luftë kundër virusit Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj.