Pushimet e veçanta të Erling Haaland (Foto)

Pasi kompletimit të një sezonit të jashtëzakonshëm, Erling Haaland ka marrë një pushim të merituar.

Ishte sezoni i fundit që e bëri të njohur talentin norvegjez, përmes golave të shënuara në fanellën e Borussia Dortmund dhe Red Bull Salzburg.

Pas përfundimit të sezonit, ai ka vendosur të rikthehet në Norvegji, për të shijuar kohën e lirë me familjen e tij.

Gjëja më interesante është se Haaland ka publikuar disa fotografi, ku shihet duke punuar në aktivitete bujqësore, në shoqërinë e babait të tij, Alf Inge, i cili ka qenë një ish lojtar i Manchester Cityt dhe Leeds Utd.

19 vjeçari është shfaqur duke prerë një pemë afër një liqeni të vogël me një sharrë elektrike. Fotografia është komentuar shumë nga kolegët e tij, si Jadon Sancho, Archaf Hakimi, Julian Brandt e të tjerë.

Në orët e fundit ai ka publikuar një tjetër fotografi të veçantë, duke punuar me traktor në kultivimin e patates.