Qeni besnik udhëton disa milje në kërkim të pronarit i cili po v’diste në spital nga koronavirusi

Ndërsa pronari po v’diste nga koronavirusi në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit Cisanello në Pisa, qeni i quajtur Stella arriti të hapte portën e shtëpisë dhe filloi të kërkonte për të.

Stella 7-vjeçare kishte pritur me ditë në trishtim pafund për kthimin e njeriut të dashur që e kishte rritur dhe në fund arriti të arratisje dhe të fillonte të kërkonte për pronarin.

Ndërkohë mediat italiane e kanë raportuar këtë histori pre këse duke thënë se Stella lëvizte sikur të kishte një busull sekrete që e orientonte.

“Nuk ishte shëtitja e zakonshme, e gëzuar dhe e pakujdesshme, por një rrugë e gjatë, plot gracka. Dhe zgjati orë e orë të tëra.

Aq shumë për të alarmuar të afërmit e pronarit të qenit, të cilët kanë kërkuar kudo.” shkruhet në artikullin e publikuar në mediat italiane.

Pas disa kohë kërkimesh Stella u gjet pranë spitalit ku ndodhej i shtruar pronari i saj i sëmurë me koronavirus.

Ata nuk arritën të sqarojnë se si ai “Pastor gjerman” kuptoi se pronari ishte pikërisht aty. Por pavarësisht përpjekjeve të Stellas pronari kishte ndërruar jetë.

Pas kësaj ngjarje Stella u adoptua nga një i afërm i pronarit të saj dhe tashmë ka një familje të re.