Qytetarët kërkojnë që Zemaj të jep dorëheqje dhe të emërohet ministër i Shëndetësisë infektologu Valbon Krasniqi

Gazetari Berat Buzhala, gjithashtu edhe disa qytetarë përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar që në krye të Ministrisë së Shendetësisë të vije infektologu Valbon Krasniqi, derisa Kosova po kalon një fazë mjaft të vështirë me virusin.

Tani këtë pozitë e ushtron Ministri nga radhët e LDK-së Armend Zemaj.

Sa ma heret qe e kupton LDK qe minister i Shendetesise duhet me u emeru Valbon Krasniqi, aq ma mire per ne te gjithe. Armendi eshte djale i mire, por eshte krejtesisht ne fushen e gabume.

Kjo eshte prej rasteve te rralla kur ministri duhet me qene edhe mjek.

Edhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga ky funksion.Sipas tij, nëse Zemaj nuk jep dorëheqje, atëherë kryeministri Hoti duhet ta shkarkojë atë.

“Thjeshtë nuk e di këtë zanat. Kjo duhet të mbetet një mësim për të gjithë ata që marrin hygjym në zanate të huaja për të cilat nuk ja kanë haberin as në menaxhim e as në mjekësi.