Rama: Ndërgjegjësohuni ose do përfundojmë si Bergamo, s’do ketë kush të na varrosë

Kryeministri Edi Rama tha se në këtë kohë të vështirë, duhet ta harrojmë që të ketë aleanca mes shtetesh.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë duhet ta ndajmë mendjen se jemi vetëm në këtë lu’ftë, do luftojmë vetëm e do përpiqemi t’ja dalim vetëm, pasi askush s’mund të na ndihmojë.

Rama tha se kjo l’uftë nuk dihet se sa do zgjasë, kështu që duhet të bëjmë durim e të qendrojmë në shtëpi. “Çdo qytetar i Shqipërisë duhet të ndërgjegjësohet”, tha kryeministri.

“Ju kërkoj ndjesë 1000 herë për gjithçka të papëlqyeshme, që kam qenë i detyruar t’ju them, derisa kjo gjendje të mbarojë.

Në vende shumë më të mëdha, më të zhvilluara se Shqipëria, po e paguajnë iluzionin se kjo është një ëndërr që do të mbarojë shpejt.

U kapëm të gjithë gafil, të papërgatitur. Si Shqipëria e Amerika, Italia e Kina, janë në një anije, në det të hapur. Kjo është e para lu’ftë në historinë e njerëzimit, ku kazerma e ushtarit është shtëpia.

Kjo është një lu’ftë ku asnjë aleancë mes shtetesh nuk ekziston. Prandaj motra e vëllezër, ndajeni mendjen se në këtë lu’ftë jemi vetëm dhe do lu ftojmë vetëm, e mund t’ja dalim vetëm.

Ndryshe do të përfundojmë si zona e Bergamos ku nuk do ketë kush të na varrosë. Pse jemi më të dobët se ata vrapuam të mbyllemi në shtëpi.

E do vazhdojmë kështu derisa ky armik i egër të shporret nga shtëpia jonë. Askush nuk e di se kur do të vijë fundi.

Nuk është as pas 1 jave as pas 2 javëve. Ju dua shumë dhe ju ndjej si njerëzit e shtëpisë sime. Mos më kërkoni t’ju mbush me iluzione e fjalë të kota.

Ndajeni mendjen. Nuk është lu’ftë që të rrimë në shtëpi e të hamë e të pimë e të presim nga qeveria. E di që nuk është kjo ajo që doni të dëgjoni.

Plot nga ju janë të pakënaqur se mendojnë se unë po ju tremb, po ju inkurajoj, ndërkohë që dielli duket bukur nga dritarja.

Territori i kësaj lu’fte nuk është toka, por organizmi i njeriut. Ju lutem dhe ju kërkoj ndjesë 1000 herë.

Mos prisni të mos ua përsëris atë që s’doni të dëgjoni. Në lagjen më të varfër të europës, qeveria do të bëjë gjithçka mundet, por çdo anëtar i familjes tonmë shqiptare, duhet të ndërgjegjësohet”.