Ramos i kundërpërgjigjet Piques: Jemi në krye të tabelës sepse e meritojmë

Sergio Ramos është rikthyer të flas për komentet e Gerard Pique, i cili javë më parë tha se Real Madrid po përfitonte nga vendimet e gjyqtarëve.

Për këtë mbrojtësi spanjoll që shënoi në fitoren ndaj Mallorcas (2-0), ka thënë se zhurma ka filluar vetëm pasi Real Madridi është lider në kampionat.

“Ka shumë zhurmë në media sepse ne jemi përsëri lider në renditje. Ata nuk folën aq shumë më parë. Ata flasin për VAR, por nuk mendoj se dikush ka një avantazh gjatë sezonit”.

“Ne nuk i kushtojmë vëmendje kësaj zhurme. Unë nuk mendoj se ata (gjyqtarët) marrin ndonjë vendim të paracaktuar. Duket sikur ne duhet të falënderojmë gjyqtarët që jemi liderë!”.

“ Njerëzit nuk duhet t’i imagjinojnë gjërat. Ne kemi punuar shumë dhe që nga bllokimi, ne kemi qenë të bashkuar dhe ne meritojmë të jemi aty ku jemi”, ka tënë Ramos për “Movistar”.