Rashica nëse shënon sonte kundër Dortmundit, thyen rekordin e klubit

Bremeni i Rashicës është në krizë të rezultateve, mirëpo Milot Rashica po vazhdon të shkëlqejë me performancat e tij.

Ylli kosovar ka shënuar në pesë ndeshje radhazi në Kupën e Gjermanisë dhe nëse arrin të shënoj edhe sot kundër Borusia Dortmundit, do ta thyej rekordin e klubit.

Rashica do të bëhet futbollisti i parë i Werder Bremenit që shënon në gjashtë ndeshje radhazi.

Ndeshja Werder Bremen – Borussia Dortmund do të zhvillohet sonte në orën 20:45.