RB Leipzig dhe PSG – Drejtpërdrejt LIVE

RB Leipzig dhe Paris Saint Germain do të takohen në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat evropiane kanë arritur deri në gjysmëfinale pas ndeshjeve jashtëzakonisht të mira.

Leipzig eliminoi gjatë rrugës skuadrat si Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid, ndërsa kampioni francez PSG i eliminoi Borussia Dortmundin dhe Atalantën.

Të dyja skuadrat kanë për qëllim arritjen e finales, e cila do të jetë historike për ta, pasi asnjëherë më parë nuk kanë luajtur në finale të Ligës së Kampionëve.

Julian Nagelsman pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të tij 4-2-3-1 me Yousuf Poulsen në qendër të sulmit i cili do të mbështetet nga treshja Marcel Sabitzer, Dani Olmo e Christian Nkunku.

Në anën tjetër trajneri i Parisit, Thomas Tuchel do të luaj me formacionin 4-3-3 ku në treshen e sulmit janë yjet si Kylian Mbappe, Neymar dhe Angel Di Maria.

RB Leipzig: Gulacsi, Klostermann, Upamecano, Mukiele, Laimer, Kampl, Angelino, Sabitzer, Nkunku, Dani Olmo dhe Poulsen.

PSG: Rico, Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat, Paredes, Marquinhos, Herrera, Di Maria, Mbappe dhe Neymari.

Shiko ketu ndeshjen LIVE