Reagimi i gjyqtarit, bëhet hit në internet (VIDEO)

Reflekset e shpejta të referit kanë shpëtuar tajboksierin nga përplasja e kokës në dysheme, pas një nokauti të rëndë që mori në një luftë të tajboksit në Bangkok të Tajlandës, bën të ditur “The Sun”.

Gjyqtari Sittachi Ineiad reagoi menjëherë kur Neymar Paeminburee u nokautua nga një goditje me bërryl nga kundërshtari So Sovanrathana, në një ndeshje të tajboksit.

Neymar pasi mori goditjen ishte në rënie, por referi reagoi shpejt duke amortizuar rënien e tij, në mënyrë që koka të mos i përplaset në dysheme.

Video e reflekseve të treguara nga gjyqtari ka bërë bujë në rrjetet sociale.