Reagimi i Ismet Munishit, pasi lojtari i Dritës doli pozitiv me koronavirus: Amatera, folni tash!

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka reaguar me frustrim ndaj lajmit për infektim me koronavirus të lojtarit të Dritës.

Izair Emini udhëtoi nga Maqedonia për t’u rikthyer në stërvitjet e klubit kosovar, por pak kohë më vonë doli pozitiv në testim.

Menjëherë ka reaguar Munishi, i cili ka kritikuar rënd ata që insistuan për rikthimin e futbollit.

“Amatera folni tash . Rrezikoni jeten e njerzve per interesa personale . Sherim te shpejt Izair Emini nga Covid 19,” ka shkruar ai në Facebook.