Reagimi i Jamie Carragher pas rastit të humbur nga Sterling (VIDEO)

Jamie Carragher dhe Micah Richards mbetën të tronditur nga rasti i humbur i Raheem Sterling gjatë humbjes së Manchester Cityt kundër Lyonit.

City u mposht befasisht nga Lyoni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.

Megjithatë, ndeshja mund të barazohej në fund 2-2, por Sterling humbi një rast ideal.

Sterling humbi një shans të qind për qind në minutën e 86-të, ku goditja e tij nga më pak se pesë metra shkoi sipër traversës.

Dështimi i anglezit u tregua i kushtueshëm pasi Lyoni shënoi në aksionin pasues për 3-1 dhe rezervoi vendin e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.