Reagon edhe Messi nga shtëpia, ka një mesazh për të gjithë

Lionel Messi, ylli i Barcelonës ka bërë një postim në instagram përmes të cilit ka bërë një mesazh të gjatë në lidhje me situatën në të cilën është e gjendur bota për shkak të koronavirusit.

Messi ka thënë që këto ditë janë të ndërlikuara për të gjithë dhe që edhe ai është i shqetësuar për atë që është duke ndodhur.

Po ashtu Messi ka bërë thirrje që të ndiqen udhëzimet e autoriteteve publike pasi që sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet ky virus.

Futbollisti i Barcelonës përveq tjerash ka kërkuar që të qëndrojmë në shtëpi e që sipas tij mund të kaloni më shumë kohë me familjen.