Reagon edhe Vedat Muriqi për rastin e George Floyd – ky është mesazhi i tij

Edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka publikuar mesazh mbështetës rreth protestimeve dhe drejtësisë që po kërkohet për v’dekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Amerikani me ngjyrë, George Floyd, v’diq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta.

Pas shumë klubeve dhe sportistëve, kësaj nisme për të kërkuar barazi dhe drejtësi, duke i thënë jo racizmit, i është bashkuar edhe Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Fenerbahçes, ka postuar një foto dhe një mesazh “Të bashkuar”, në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’.