Real Madrid merr vendim shumë shpejt: Ja kujt iu dha numri i Gareth Bale

Gareth Bale është shumë afër kalimit në Tottenham Hotspur në formë të huazimit një vjeçar.

Sulmuesi uellsian nuk ishte pjesë e planeve të Zinedine Zidane në vitin e fundit dhe shumicën e kohës e kaloi në bankën rezervë.

Ai do të rikthehet në Tottenhan Hotspur, klub ky nga i cili u transferua në Real Madrid për 100 milionë euro, atëbotë rekord botëror në historinë e futbollit.

Ndonëse transferimi ende nuk është bërë zyrtar, Real Madrid ja ka dhuruar numrin 11 në fanellë spanjollit Marco Ansensio.

Ai ka qenë njëra nga kërkesat kryesore të trajnerit të Spurs, Jose Mourinho i cili e kishte kërkuar lojtarin edhe sa ishte trajner i Real Madridit.