Real Madridi dhe Manchester City – Drejtpërdrejt (Live)

Real Madridi do të jetë sonte nikoqir i Manchester Cityt për përballjen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi e mirëpret Manchester Cityn në kryeqytetin spanjoll për ndeshjen e parë mes tyre në rundin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, në një duel mes dy pretendentëve për trofe.

Skuadra e Zinedine Zidane përballet me disa probleme me lëndime, pasi nuk do të mundë të llogarisë në yllin kryesor të ekipit, Eden Hazard, për takimin e orës 21:00 në Santiago Bernabeu.

Hazard lëshoi fushën duke çaluar në humbjen tronditëse të Real Madridit kundër Levantes të dielën në LA Liga dhe do të mungojë pothuajse deri në përfundim të sezonit.

Përveç tij, mungon edhe Marco Asensio i lënduar tash e një kohë të gjatë.

Ndërkohë, Pep Guardiola mori lajm të mirë gjatë javës pasi iu rikthyen nga lëndimi Raheem Sterling dhe David Silva.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen