Real Madridi ka zbuluar fanellat e reja me të cilat do të luajë sonte kundër Manchester City

Real Madridi ka zbuluar edhe fanellat me të cilat do të luajë sonte kundër Manchester City.

Edhe pse kjo ndeshje llogaritet si e sezonit 2019/20, e shtyrë për shkak të pandemisë, Real Madridi do të zbresë në “Etihad Stadium” me fanella të reja.

Pak ditë më parë, Los Blancos zbuluan fanellat për sezonin 2020/21, si vendase, ashtu edhe ato mysafire.

Mysafiret do të jenë ngjyrë rozë dhe pikërisht me to sonte Reali do të kërkojë përmbysjen, pasi ka humbur në ndeshjen e parë 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’.