Real Sociedadi dhe Real Madridi – Drejtpërdrejt LIVE

Në përballjen e parë kampionale, Real Madridi luan si mysafir i Real Sociedadit në Reale Seguros Stadium.

Derisa nikoqirët barazuan në xhiron e parë (1-1 si mysafir i Real Valladolidit), përballja e Los Blancos ndaj Getafes është shtyrë për një datë tjetër.

Kampioni i Spanjës do të përpiqet ta dëshmojë forcën e vet edhe këtë sezon, ndërkohë që objektivi i Sociedadit është që të nxjerrë më të mirën e mundshme.

Trajnerët Imanol Alguacil dhe Zinedine Zidane i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë takim.

Martin Odegaard, që sezonin e kaluar ishte i huazuar pikërisht te Real Sociedad, sonte starton kundër ish ekipit.

Me kërkesë të Zinedine Zidane ai u kthyer te Los Blancos këtë verë.

Befasia është mungesa e Casemiros, ai e nis këtë sfidë nga stoli.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Mendy, Kroos, Modric, Odegaard, Vinicius, Benzema, Rodrygo.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE