Regjistrohet temperatura më e lartë në histori të Tokës

Studiuesit mendojnë se kanë regjistruar temperaturën më të lartë në histori. BBC shkruan se temperatura u mat në Death Valley të California-s dhe është rasti i parë i besueshëm për ekspertët.

Sipas asaj që raportohet, në këtë zonë nxehtësia ka shkuar deri në 54.4 °C.

Kjo shifër po verifikohet nga Shërbimi Kombëtar i Motit në Amerikë. Kjo ngjarje ndodh në kohën kur bregu perëndimor i SHBA-ve është përfshirë nga një valë nxehtësie. Temperaturat në këto zona kanë shkuar në maja.

Ka qenë aq vapë saqë California mbeti dy ditë pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në një termocentral të shtunën.

Temperatura më e lartë mbahej sërish nga Death Valley prej 54 °C. Një shekull më herët është raportuar edhe për një temperaturë prej 56.6 °C, por kjo nuk është vërtetuar kurrë.

Ndërkohë në vitin 1931 në Tunizi u regjistrua një temperaturë prej 55 °C. Por këto shifra, njësoj si në vendet afrikane gjatë kolonalizimit nuk janë të besueshme për shkencëtarët.