Rekord në UFC: Amerikani e rrëzon rusin 14 herë (VIDEO)

Curtis Blaydes e ka vendosur një rekord të ri në kategorinë e rëndë në UFC, duke e rrëzuar plot 14 herë rusin Alexander Volkov në Las Vegas.

Blaydes, 29-vjeçar, i rrëzoi Volkovin hic më pak se 14 herë, herën e parë vetëm 10 sekonda pasi kishte nisur meçi.

Amerikani e mbizotëroi rusin pesë runde sa zgjati lufta, duke e regjistruar fitoren e 14-të në karrierë. Ai i ka edhe dy humbje, po ashtu.

Blaydes fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve 49-46, 48-47 dhe 48-46.

“Unë fitova. Nuk ka pjesë e imja që nuk ndihet e lumtur tani”, tha Blaydes pas meçit

“Mund ta bësh këtë pyetje nga gjashtë kënde të ndryshme. Nuk ka pjesë e imja që nuk është e lumtur. E ngrita dorën. Jam i lumtur”, shtoi ai.

Rekordi i mëparshëm për rrëzime brenda një meçi në UFC mbahej nga Cain Velasquez, i cili i kishte regjistruar 11 sosh kundër Junior dos Santos më 2012.