Renditja aktuale në garën për Topin e Artë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, e kryeson renditjen aktuale në garën për Topin e Artë, ndërsa sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi, mbeten në pozitën e dytë dhe të katërt.

Robert Lewandowski e mbylli sezonin 2019/20 të Bundesligës si kampion dhe me 34 gola të shënuara në 31 ndeshjet, duke e fituar kështu për herë të pestë çmimin për golashënuesin më të mirë.

Si rezultat i kësaj, Goal e ka radhitur atë si futbollistin më favorit për ta fituar Topin e Artë momentalisht, çmim ky që do të ndahet në dhjetor. Top pesëshja e kësaj gare kompletohet nga Ronaldo, Kevin de Bruyne, Messi dhe Thomas Muller.

10. Jadon Sancho (Borussia Dortmund & Angli)

9. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain & Francë)

8. Erling Haaland (Borussia Dortmund & Norvegji)

7. Neymar (Paris Saint-Germain & Brazil)

6. Karim Benzema (Real Madrid & Francë)

5. Thomas Muller (Bayern Munich & Gjermani)

4. Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)

3. Kevin De Bruyne (Manchester City & Belgjikë)

2. Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali)

1. Robert Lewandowski (Bayern Munich & Poloni)