Rënie rekorde të numrit të viktimave në këtë vend

Së fundmi, Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit. Italia ka raportuar për 431 v’dekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit – çfarë është numri më i ulët në më shumë se tri javë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifra e së dielës është më e ulëta qysh më 19 mars.

Po ashtu, sipas statistikave, numri i njerëzve në kujdes intensiv në këtë vend ka vazhduar po ashtu të bie, me 38 raste më pak se ditën paraprake.

“Të dhënat tregojnë se masat e izolimit janë duke pasur ndikim”, tha profesori Luca Richeldi, këshilltar për shkencë i Qeverisë italiane.

Në total, Italia ka 19,899 të v’dekur nga koronavirusi dhe 156,363 të infektuar.

Po ashtu, Italia është vendi më i goditur në Evropë nga kjo sëmundje.

Rajoni më i prekur i Italisë është Lombardia, e cila është izoluar qysh më 8 mars.