Revolucioni që ka në plan Real Madridi nuk do zbatohet edhe këtë verë

Revolucioni që ka në plan Reali i Madridit duhet të presë ende. Nuk erdhi as verën që shkoi, por nuk do të vijë as këtë verë.

Vjet nuk donte Zidane, ndërsa këtë herë janë kushtet ekonomike që e vështirësojnë.

Në këtë situatë, trajneri francez do të “forcohet” vetëm me rikthimet e të huazuarve si Odegard dhe Lunin.

Por Zinedin Zidane nuk trembet aspak dhe e di mjaft mirë si të fitojë edhe pa merkato të bujshme.

Këtë e tregojnë shifrat. Tetë tituj nga 11 të fituar si trajner i Realit të Madridit i ka bërë vetëm me 70 milionë euro të shpenzuara.

Pra, mund të themi se Zizu nuk është trajneri që ka nevojë për shpenzime të çmendura për të fituar.

Pasi fitoi Ligën e Kampioneve në verën e parë kur investimet ishin bërë për Rafa Benitezin.

Zidane fitoi 4 trofe të tjerë të rëndësishëm dhe në total shkuan 8 tituj me 70 milionë euro të shpenzuara.

Historia ndryshoi në sezonet pasardhëse, kur klubi bëri investime të shumta me blerjet e Militaos, Rodrigos dhe Hazardit.

Zidane gjithashtu shpenzoi 100 milionë euro për Mendi dhe Joviç.

Megjithatë, Zidane nuk u ndal së fituari dhe gjatë kësaj kohe duke fituar edhe 3 trofe të tjerë.