Rikthehet Champions League në fundjavë: Ky është orari i ndeshjeve

Liga e Kampionëve më në fund po rikthehet në fund të kësaj jave pas pesë muajve pritjeje, për të mbyllur edicionin 2019/20 që ishte ndërprerë nga mesi i muajit mars nga Coronavirusi.

Disa ndeshje në fazën e 1/8 së finales ishin kompletuar, mirëpo disa të tjera kishin mbetur me vetëm një takim të luajtur.

Atletico Madridi eliminoi kampionin në fuqi Liverpoolin, Paris Saint-Germain mposhti Borussia Dortmundit, Rasenball Sport Leipzig fitoi ndaj Tottenhamit dhe Atalanta ndaj Valencias, për të kaluar në çerekfinale.

Por, cilat janë ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales?

Juventus vs Olympique Lyon (0-1 ndeshja e parë) | 7 Gusht| Ndeshja fillon: 21:00
Manchester City vs Real Madrid (2-1 ndeshja e parë) | 7 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00
Bayern Munich vs Chelsea (3-0 ndeshja e parë) | 8 Gusht  | Ndeshja fillon: 21:00
Barcelona vs Napoli (1-1 ndeshja e parë) | 8 Gusht  | Ndeshja fillon: 21:00.

Ndeshjet çerekfinale:

1: Atalanta vs Paris Saint Germain | 12 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00
2: RB Leipzig vs Atletico Madrid | 13 Gusht  | Ndeshja fillon: 21:00
3: Napoli / Barcelona vs Bayern Munich / Chelsea | 14 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00
4: Real Madrid / Manchester City vs Olympique Lyon / Juventus | 15 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00