Rikthehet gradualisht “jeta” në Itali, hapen disa biznese

Pas disa javëve bllokade totale për shkak të pandemisë së koronavirusit që në Itali ua mori jetën më shumë se 20 mijë personave, nga sot kanë filluar në kë të vend të ndodhin hapjet graduale të lokale të ndryshme.

Nga sot, përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve, puna do t’i lejohet edhe librarive dhe lokale që shesin rroba për fëmijë.

Masat e rrepta në Itali me të cilat kufizohet lëvizja e qytetarëve janë zgjatur deri më 3 maj, megjithatë hapi i parë pas festës së Pashkëve – do të thotë nga sot do të rifillojnë punën gradualisht disa biznese të caktuara, mirëpo me këto vendime nuk po pajtohen liderë të rajoneve të ndryshme.

Sipas ligjeve që sot hyjnë në fuqi në Veneta, qytetarët obligohen të bartin maska mbrojtëse dhe dorëza dhe kur janë jashtë shtëpisë duhet të kenë me vete dezinfektues.

Në Veneta gjithashtu do të lejohet të shënohet dita e çlirimit të Italisë – më 25 prill dhe ditës ndërkombëtare të punëtorëve – 1 maj, duke respektuar gjithmonë traditën – mish në zgarë në hapësira private me anëtarët e familjes dhe assesi me miqtë – ku aroma e mishit mund të nuhatet nga larg.

Në Liguri vazhdon zbutja graduale e masave mbrojtëse, duke filluar kështu në fushën e ndërtimtarisë, pasi siç thonë autoritetet lokale: “hapat e parë të vogël kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes të madh”.

Në rajonin e Lazzios, libraritë do të hapen nga 20 prilli, por gjithmonë duke respektuar masat e sigurisë.

Ndryshe më shumë se 60 milionë qytetarë nga Italia për më shumë se një muaj i janë nënshtruar karantinimimt që është zgjatur deri më 3 maj, kurse pritet që nga 4 maji qytetarët të kenë më shumë liri, pasi masat e ndërmarra më herët kanë dhënë rezultate pozitive – duke u ngadalësuar përhapja e virusit në këtë vend.