Rikthehet sonte La Liga, kjo është ndeshja e parë që luhet

Liga e parë spanjolle, e njohur si La Liga rikthehet sot pas pezullimit përshkak të pandemisë, që ka prekur gjithë botën me këtë rast edhe futbollin.

Në kampionatin elitar spanjoll sot zhvillohet vetëm një ndeshje.

Fjala është për derbin e zjarrtë lokal apo ndryshe siç njihet si derbi “andaluzian” ndërmjet Sevillas dhe Real Betisit.

Përballja do të luhet në stadiumin “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”.

Ndërsa Barcelona dhe Real Madridi do të duhet të presin datën 13 dhe 14 qershor, ku Barcelona takohet në udhëtim me Mallorcan, ndërsa Real Madridi takohet një ditë më vonë në shtëpi me Eibarin.