Robin Krasniqi në tetor lufton për titullin kampion bote kundër “bishës” gjermane

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi në muajin tetor do të boksoj për titull bote.

Sot pritet të bëhet zyrtare, që me 10 tetor Krasniqi do të ndeshet me boksierin e njohur gjerman, Dominic Boesel.

Bosel, që është kampion botëror në kategorinë WBA, do të duhet ta mbroj titullin e tij në ndeshjen kundër Krasniqit.

Boksieri gjerman nga 31 ndeshje sa ka në karrierë, ai ka fituar 30 dhe ka humbur vetëm një.

Krasniqi muajin e kaluar arriti të shënoj fitore kundër Stanislav Enschner.

Muajin tjetër, boksieri nga Juniku ka mundësi që të bëhet kampion bote.