Ronaldo dhe Messi mund të luajnë bashkë

Lionel Messi mund ta kërkojë largimin nga Barcelona në fund të sezonit, pasi ka një klauzolë speciale për lirimin e tij.

Nuk janë të paktë klubet që do ta prisnin krahë hapur argjentinasin magjik. La Gazzetta dello Sport, ka zbuluar pesë klubet që kanë shfaqur interesim.

Emrat e klubeve të publikuara nga gazeta janë: Manchester United, Manchester City, Juventus, Interi dhe Paris Saint-Germain.

Emri më interesant nga ta është ai i Juventusit në këtë mes, pasi aty aktualisht është një tjetër emër i madh, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo dhe Messi për vite me radhë kanë pasur beteja ndaj njëri-tjetri te Real Madridi dhe Barcelona.

Tani ideja e çmendur është që kjo dyshe të jetë në një ekip. E paimagjinueshme dhe gjasat që të ndodh janë të vogla, për të mos thënë minimale.

Pyetja e fundit është se a do të dëshironin kjo dyshe të luanin në një ekip.

Ronaldo dhe Messi kanë respekt të madh për njëri-tjetrin, si profesionist, por mbetet e vështirë që të duan të luajnë së bashku.

Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka thënë se nuk është e pamundur që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të luajnë së bashku në një skuadër.

Së fundmi mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Messi vërtet mund ta brakisë kampionin spanjoll, pas një zënke publike me ish-bashkëlojtarin dhe tashmë drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal.

“Ata janë dy lojtarë aq të mirë saqë mund të luajnë pa problem së bashku”, ka thënë Braida në emisionin ‘Radio anch’io sport’ në Rai Radio 1.