Ronaldo një “bishë” e vërtetë, shikoni çfarë bën portugezi në karantinë (Video)

Lojtarët në mënyrë të ndryshme po kalojnë kohën në karantinë dhe poashtu për ta mbajtur formën më solide po ushtrojnë në palestrat e tyre personale.

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur një mënyrë interesantë që të ushtrojë në shtëpi, superylli portugez i ka ndarë stërvitjet me 212 milion ndjekës të tij në Instagram.

35-vjeçari ndau rutinën e tij të stërvitjes nga shtëpia e tij në Madeira, dhe videoja e tij tashë ka shkuar viral në rrjetet sociale.