Rrëfehet Joshua: Kam humbur persona të afërt nga Koronavirusi

Anthony Joshua ka bërë një dedikim ndaj punonjësve shëndetësorë, në kohën kur ata po zhvillojnë luftë të vazhdueshme me krizën e koronavirusit.

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda duhet të përballet me Kubrat Pulev më 20 qershor në Londër, por me shumë mundësi meçi do të shtyhet për shkak të përhapjes së virusit.

Si shumica e vendeve evropiane, edhe Britania e Madhe është në izolim, ndërsa të gjitha ngjarjet sportive janë pezulluar ose shtyrë për të ardhmen.

Ndërsa mbështetjes së madhe për punëtorët shëndetësore i është bashkuar edhe Joshua përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale duke i quajtur heronj të vërtetë.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor ju jeni heronjtë e vërtetë, shumë dashur për ju, faleminderit shumë”, ka deklaruar mes tjerash Joshua, i cili u ka kërkuar të gjithëve t’i respektojnë rregullat duke thënë se do ta kalojmë bashkë këtë sfidë.

“Ndërsa atyre që kanë vuajtur dhe i kanë humbur më të dashurit për shkak të koronavirusit, u them mbajeni kokën lart sepse e keni dashurinë dhe bekimin tim.

Edhe unë kam humbur persona të afërt me të cilët punoja në stërvitje, miq të afërt, miq të miqve. Koronavirusi bëhet edhe më serioz kur t’i afrohet shtëpisë”, shtoi ai