Sancho i dedikon golin e shënuar George Floydit (VIDEO)

Jadon Sancho ka shkëlqyer me tre gola në fitoren 6-1 të Dortmundit kundër Paderbornit.

Te goli i parë, i shënuan në minutën e 57’, Sancho e festoi atë duke zhveshur fanellën, derisa prapa saj shkruhej “Drejtësi për George Floyd”.

Në ShBA protestat e kanë kapluar vendin kundër racizmit pas v’rasjes së George Floyd.

Kundër tmerrit që po ndodh në Amerikë, reaguan me mesazhe të ndryshme edhe futbollistë tjerë të Bundesligës.