Serbët vazhdojnë me provokimet për ndeshjen Tirana – Crvena Zvezda

Tirana e Crvena Zvezda, do të ballafaqohen ndërmjet vete në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, sfidë kjo që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Marrëdhëniet e nxehta ndërmjet dy vendeve tashmë janë të njohura derisa mediet serbe shkruajnë për frikën e madhe që mbretëron në skuadrën serbe sidomos pas kërcimeve që po vijnë në tifozët shqiptarë.

“Huliganët nga Tirana tashmë kanë postuar në rrjetet sociale dhe kanë bërë kërcënime të tmerrshme”, shkruan portali serb Kurir.

Sipas këtij portali, tifozët e Tiranës “Fanatiks” kanë postuar në mediet sociale një video ku bëhet thirrje për v’rasjen e serbëve!

“V’ritni një serb, v’ritni një serb”, janë fjalët me të cilat huliganët nga Tirana bëjnë një “mirëseardhje” për futbollistët e Zvezda që po vizitojnë Shqipërinë më 25 gusht, si pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Disa kohë më vonë, i njëjti grup postoi një foto me një koment:

“E gjithë Shqipëria është me ju”, ka shkruan Kurir.