Sërish tensionet tek Barcelona, kësaj radhe shpërthen Jordi Alba

Barcelona mbrëmë është eliminuar nga Kupa e Mbretit pas humbjes të cilën e pësoi nga Athletic Bilbao.

Mbrojtësi i majtë i skuadrës së Barcelonës, Jordi Alba pas takimit ka folur për media. Ai gjithashtu është deklaruar edhe për polemikat e kësaj jave në mes të Eric Abidal dhe Leo Messi.

“Abidal ka qenë një lojtar i kësaj skuadre, nuk është një person që vjen nga jashtë. Ai duhet të dijë se si ndihet një lojtar në dhomën tonë të zhveshjes. Ai ka qenë një lojtar i madh, por tani po flet broçkulla si drejtues.

Duhet ta dinë të gjithë se ata që kanë venë në pikëpyetje fytyrën e tyre janë futbollistët dhe stafi stërvitor”, u shpreh ai.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit mediat e huaja raportojnë se situata nuk është e mirë tek klubi blaurgan, ku edhe vet Messi është duke menduar largimin nga Camp Nou.