Setien: Kjo humbje s’do të thotë asgjë

Quique Setien është i qetë, pavarësisht humbjes në ‘Santiago Bernabeu’.

‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, për ta rrëmbyer kreun në La Liga me 56 pikë të grumbulluara, një më shumë se Barça.

Vinicius Junior dhe Mariano shënuan për fitoren e Los Blancos.

Sido që të jetë, Quique Setién, thotë se ishte vetëm një ndeshje dhe se Reali ka vetëm një pikë më shumë – kampionati është i gjatë.

“Bëmë ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë, kurse ata në të dytën. Edhe pjesën e dytë e bëmë mirë, por nuk ishim shumë të saktë. Duhet të urojmë Madridin”, tha Setiene.

“Nuk do të thotë shumë kjo humbje, janë vetëm një pikë para. Kampionati është shumë i gjatë dhe mund të ketë ndryshime”.