Setien: Mund ta fitojmë La Liga-n

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka besimin se këtë sezon mund ta fitojnë titullin e La Liga-s.

Skuadra katalunase renditët në pozitën e dytë në tabelë, katër pikë mbrapa Real Madrid-it, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshje të pazhvilluara.

Mirëpo, Setien vazhdon të jetë optimist dhe beson se mund ta fitojnë La Liga-n gjatë këtij sezoni.

“Sigurisht që mund të fitojmë La Liga-n. Realiteti dhe matematika e dëshmon këtë”.

“Po, nuk është e lehtë, por duhet të shpresosh deri në ditën e fundit, Duhet të mendojmë për vetën dhe të fitojmë çdo ndeshje, ende mund t’ia dalim”.

“Gjithçka që bëjmë vlen për garën e ardhshme, Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.

Barcelona nesër do e pres në “Camp Nou” skuadrën e Espanyol-it