Setien nga karantina: “Ëndërroj të fitoj Championsin dhe të eci me trofeun dhe lopët në krah” (Video)

Quique Setien njihet si një trajner shumë pozitiv dhe në një intervistë të dhënë së fundmi, numri një i stolit të Barcelonës ka dhuruar “show” teksa bën edhe humor.

Setien ka folur për “TV3” dhe është shprehur se ëndërron që të eci me lopët në krah dhe trofeun e Champions në krahun tjetër.

“Ia kam thënë shumë herë lojtarëve që e kam me të shpejtë dhe nuk kam shumë kohë për të humbur.

Më pëlqen të fitoj Championsin dhe La Ligën, nëse i fitoj të dyja në të njëjtin sezon do të jetë akoma më mirë”, thotë me shaka
trajneri.

Më pas, erdhi edhe një përgjigja e sinqertë, por në fund Setien e mbyll përsëri me humor, duke përfshirë edhe lopët që ka në fermën e tij. “Sigurisht që ëndërroj të fitoj Championsin dhe të eci me trofeun dhe lopët në krah.”