Sevilla dhe Interi, formacionet e mundshme të finales së Ligës së Evropës

Sevilla dhe Interi do të ndeshen sot (e premte) mbrëma në kuadër të finales së madhe të Ligës së Evropës për sezonin 2019/20.

“Mbreti” i Ligës së Evropës dhe klubi i madh italian do të përballen sonte mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Rhein Energie Stadion në Koln të Gjermanisë.

Klubi spanjoll njihet për trofetë e shumtë në këtë garë dhe pas eliminimit të Manchester Unitedit synon ta mposht edhe Interin në finale.

Në anën tjetër, Nerazzurrët gjithashtu kanë bërë një sezon pozitiv dhe synojnë ta përmbyllin me një trofe.

Sikurse Julian Lopetegui, ashtu edhe Antonio Conte pritet të luajnë me formacionet e njëjta nga ndeshjet gjysmëfinale, pa ndonjë befasi.

Te Interi, Conte pritet ta lë përsëri në bankë danezin Christian Eriksen dhe sllovakun Milan Skriniar.

Sevilla (4-3-3)Bono, Navas, Kounde, Carlos, Reguilon, Jordan, Fernando, Banega; Suso, En-Nesyri, Ocampos.

Inter (3-5-2)Handanovic, Godin, de Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young, Martinez, Lukaku.