SHBA jep lajmin e shumëpritur – Prezenton ilaçin kundër virusit

Shtetet e Bashkuara kanë aprovuar përdorimin e një kombinimi të dy ilaçeve, të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar se përdorimi i tyre së bashku jep efekt në shkurtimin e kohës së virusit në trupin e pacientëve të cilët infektohen nga virusi.

Një studim i ri ka gjetur se kombinimi i hidoroksitit të klorokuinit, që është një ilaçi i famshëm kundër malarias që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmudjes së shkaktuar nga virusi.

Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, dot ë zvogëlonte qendrueshmërinë e virusit te pacientët.

Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun.

Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga virusi.

Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezoltuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun.